Basha premton kontrollin e të gjithë koncesioneve

Nga Exit News
Basha premton kontrollin e të gjithë koncesioneve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha premtoi se me ardhjen në pushtet do të ‘kalojë në sitë të gjithë kontratat koncesionare’.

Duke shpërndarë në rrjetet sociale një video nga një takim me studentët e Fakultetit Ekonomik, Basha shkroi:

“Oligarkë e përdorin pushtetin e tyre ekonomik për të diktuar vendime politike. Përmes ligji tonë anti-mafia ne do të kalojmë në sitë të gjitha kontratat konçesionare dhe PPP-të. Paratë e taksave do të kthehen në infrastrukturë, nxitje të sipërmarrjes dhe arsimit cilësor.”

Më herët, gjatë takimit me studentët, Basha premtoi se prioritete të qeverisë së tij do të jenë subvencionimi i tarifave studentore, fermerëve, vendosja e taksës së sheshtë 9% dhe rritja e pensioneve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>