Basha premton krijimin e mundësive për kthimin e diasporës në vend

Nga Exit News
Basha premton krijimin e mundësive për kthimin e diasporës në vend

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua të shtunënme një familje që ka kaluar Covid19, në Tiranë. Ai diksutoi me ta për koston e lartë të kurimit nga Covid19.

“Të gjitha shpenzimet i kemi paguar nga xhepi. Ata që kanë pasur 5 lekë, por prapë se prapë nuk i kanë më. Dhe mjerë ata që janë zhytur deri në fyt në borxh”, tregoi kryefamiljari për eksperiencën e tij me virusin.

Basha premtoi se në planin e PD-së “të gjitha familjet që kanë pasur të sëmurë në shtëpinë e tyre, siç keni qenë ju të dy, nga qeverisja e ardhshme të kenë një mbështetje financiare”.

Qytetari i tregoi Bashës edhe për vështirësitë e emigrimit të dy vajzave të tij:

“Kemi dy vajza. Një e kemi në Paris, njëri në Londër profesioniste secila në fushën e vet. Njëra është soprano tjetra është… domethënë ka mbaruar për inteligjencë ekonomike dhe është senior menaxher në një kompani amerikane. E madhja është larguar në 99, shkoj në Eksprovonc edhe ishim të fundi”.

Basha i premtoi mundësimin e votimit për diasporën:

“E kemi zotim që në zgjedhjet e ardhshme qeveria jonë do të mundësojë votën e emigrantëve kudo ku jetojnë përmes sistemit elektronik. Kemi që në vitin 2016 që luftojmë dhe ne do ta bëjmë realitet. Këta e lanë me kastile, e lanë pa votuar fare, ne do ta bёjmё realitet”.

Ai premtoi gjithashtu edhe krijimin e mundësive për kthimin emigrantëve në vend:

LEXO  Basha: Në 8 vite vendi ka ngecur për faj të Ramës

“T’i krijojmë kushtet qё ata qё kanё dëshirë tё kontribuojnë nё vendin e tyre, tё kenë mundësi tё kthehen. Siç qe njё kohë qё vinin e hapnin njё biznes apo tё specializuar si vajzat tuaja duhet tё kenë njё vend nё administratë”.

Ai tha se këtë gjë do ta bëj përmes “krijimit të fonde tё posaçme pёr t’i paguar, pёr tё thithur trurin, pёr tё shërbyer nё vendin e tyre”.

Lajme te ngjashme