Kreu i PD-së, Lulzim Basha dekalroi se do të kufizojë mandatin e kryeministrit. Gjatë fjalës së tij në një takim me shoqërinë civile, ai u shpreh se në qeveri do të kufizojë deri në 2 mandate postin e kryeminstrit.
“Kufizimi vjen në mënyra dhe forma të ndryshme, unë jam zotuar dhe dua të përsëris para jush zotimin tim që të bëj realitet kushtetues kufizimin në 2 mandate të krye ekzekutivit, pra të kryeministrit të vendit deri në një fazë që vendi të jetë gati dhe të ketë përqafuar kulturën demokratike”
Ai shtoi se përmes këtij ndryshimi synohet të rivendoset balanca mes pushteve.
Basha të martën prezantoi planin e PD për integrimin për të cilin mund të lexoni këtu.