Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me operatorët turistik të hënën, theksoi edhe njëherë programin për turizmin.
Basha tha se masat e propozuara nga PD “do t’i japin oksigjen” turizmi, i cili sipas tij është një nga “dështimet” e qeverisë Rama.
Masat që Basha premtoi se do të ndërmerren për mbështetjen e turizmit janë:
- mundësimi i kredive të buta “me norma të ulëta dhe të subvencionuara të interesit bankar“;
- mbështetje për pagimin e kontributeve dhe pagave minimale gjatë pandemisë;
- TVSH 6% për gjithë hallkat e turizmit;
- rritje të fondit të promovimit të vendit;
- subvencionim me 10€/personi për operatorët që sjellin grupe turistësh për minimalisht 5 netë.
Në përfundim, Basha nënshkroi një marrëveshje me Unionin Turistikë Shqiptar, ku zotohet për ndërmarrjen e angazhimeve të premtuara.