Basha premton lehtësi financiare për turizmin

Nga Exit News
Basha premton lehtësi financiare për turizmin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me operatorët turistik të hënën, theksoi edhe njëherë programin për turizmin.

Basha tha se masat e propozuara nga PD “do t’i japin oksigjen” turizmi, i cili sipas tij është një nga “dështimet” e qeverisë Rama.

Masat që Basha premtoi se do të ndërmerren për mbështetjen e turizmit janë:

  • mundësimi i kredive të buta “me norma të ulëta dhe të subvencionuara të interesit bankar“;
  • mbështetje për pagimin e kontributeve dhe pagave minimale gjatë pandemisë;
  • TVSH 6% për gjithë hallkat e turizmit;
  • rritje të fondit të promovimit të vendit;
  • subvencionim me 10€/personi për operatorët që sjellin grupe turistësh për minimalisht 5 netë.

Në përfundim, Basha nënshkroi një marrëveshje me Unionin Turistikë Shqiptar, ku zotohet për ndërmarrjen e angazhimeve të premtuara.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>