Basha premton luftë ndaj krimit dhe korrupsionit

Nga Exit News
Basha premton luftë ndaj krimit dhe korrupsionit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh se përmirësimi i jetës së “të gjithë shqiptarëve” vjen me përshpejtimin e “rrugëtimin e sigurt drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

“Ne duhet të nisim një luftë të vërtetë dhe një përpjekje kombëtare të vërtetë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve”, u shpreh Basha në forumin për “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike, me pjesmarrjen e kryetarit të CDU-së, Armin Laschet si dhe perfaqësues politikë gjermane, austriake.

Ai premtoi se qeveria nën drejtimin e tij “do të drejtojë këto përpjekje me buxhete madhore me rritjen e forcave të sigurisë me përdorimin e teknologjisë dhe me bashkëpunimin” e BE-së për të “eliminuar plotësisht të krimit në Shqipëri”.

Gjithashtu, Basha u shpreh se qeveria e tij do të ngrejë një agjensi për menaxhimin dhe shqyrtimin e kontratave shtetërore për të luftuar korrupsionin dhe afruar investitorët strategjik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>