Basha premton mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare brenda 6 muajve të qeverisë së tij

Nga Exit News
Basha premton mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare brenda 6 muajve të qeverisë së tij

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha premtoi se brenda 6 muajve të qeverisjes së tij do të realizojë konferencën e parë ndërqeveritare.

Gjatë një takimi me përfaqësues të shoqërisë civile, Basha u shpreh se në ditët e parë të qeverisjes do të miratojë një udhërrëfyes për të përparuar me integrimin europian të Shqipërisë.

“Garantimi i demokracisë përfaqësuese që vjen përmes votës së lirë; rivendosja e shtetit ligjor dhe ndërprerja e të gjitha lidhjeve të krimit me qeverisjen në çdo nivel; mbështetja e reformës në drejtësi për një sistem të pavarur, efikas, dhe professional; respektimi, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut; siguria e pronës; ekonomia solide dhe ndërtimi i institucioneve funksionale dhe llogaridhënëse do të jenë shtyllat kyç të përparimit të Shqipërisë Europiane. “,u shpreh Basha.

Basha u angazhua të përmbushë kushtet e vendosura nga Këshilli Europian si më poshtë:

Reforma Zgjedhore:  Angazhim se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë të lira, të ndershme, do të mbrojë votën nga çdo përpjekje kriminale për deformimin e saj. Do të denoncojë çdo tentativë të ndërhyrjes të krimit në zgjedhje dhe do të ofrojë një fushatë model me në qendër interesin e qytetarit.

Basha tha se pas fitores do t’i sigurojë opozitës të gjithë hapësirën e nevojshme institucionale dhe ligjore për të luajtur rolin e saj mbikqyrës dhe  do të vendosë një kulturë të re të jetës politike në vend, përmes qeverisjes së përgjegjshme dhe llogaridhënëse.

Ai angazhohet se do të rivendosë e të gjithë mekanizmave kushtetues të kontrollit dhe balancës.

Reforma në drejtësi: Basha premtoi se do të mbajë duart larg nga sistemi i ri i drejtësisë, por do të ofrojë të gjithë mbështetjen financiare dhe logjistike për të përparuar me shpejtësi deri në funksionimin e plotë të të gjithë institucioneve të reja të drejtësisë. Një anbgazhim tjrtër është pastrimi i sistemit të drejtësisë duke përdorur vetëm 1 standard, përmes zbatimit të ligjit dhe kushtetutës.

Basha tha do të çojë përpara drejtësisë të gjithë individët e lidhur me krimin. Përparësi  në qeveerisjen e ardhshme absolute do të jetë lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të drogave.

“Të gjitha procedurat korruptive të PPP-ve, prokurimeve publike dhe monopoleve do të denoncohen tek organet e drejtësisë. Partia Demokratike do t’i japë frymëmarrje të re biznesit dhe sipërmarrjes së lirë, dhe do të vrasë monopolet që kanë asfiksuar ekonominë falë aferave korruptive. Unifikimi, liberalizimi dhe digjitalizimi i shërbimeve do të jenë ndër instrumentat që do të pamundësojnë korrupsionin.“ theksoi ai.

Basha deklaroi se do të hartojë një listë ekspertësh për të gjitha fushat në mënyrë që të përparojmë me zbatimin e plotësimin e kushteve të vendosura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>