Basha premton mbështetje për gratë e punësuara dhe sipërmarrëse

Nga Exit News
Basha premton mbështetje për gratë e punësuara dhe sipërmarrëse

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se programi i tij parashikon mbështetje për bizneset e drejtuara nga gratë.

Gjatë një takimi me gratë sipërmarrëse në Elbasan, Basha u shpreh se realiteti i vendit e bën të vështirë progresin e gruas. Ai tha se asnjë biznes me xhiro nën 140 milionë lekë nuk do të paguajë më shumë se 0.5 përqind të xhiros vjetore.

“E dyta është çmimi i naftës apo karburantit, naftë, benzinë dhe çmimi i energjisë elektrike. Edhe këtu ne thyejmë rekorde. Ulja e tyre do të garantojë që ju, jo vetëm të mbijetoni po të rinisni ciklin e prodhimit, të tregtimit, të shërbimeve dhe të krijimit të fitimit në vend të zhytjes në borxhe dhe falimentimit. Një pullë e vendosur në vitrinë, në dritare, në hyrje të biznesit të vogël, do t’ia bëjë të pamundur çdo lloj inspektori të shtetit, të futet brenda dhe të terrorizojë dhe të marrë nëpër këmbë sipërmarrësit, t’i trajtojë si të jenë skllevër të shtetit kur në fakt janë ata që mbajnë shtetin, mbajnë dhe shoqërinë, mbajnë dhe ekonominë. Këto pra, do të jenë hapa që menjëherë do t’i vijnë në ndihmë sipërmarrjes në tërësi”, shpjegoi Basha.

Kreu i PD-së tha se program parashikon dhe mbështetje për çiftet e reja me bonusin prej 30 mijë leke të vjetra për çdo fëmijë të porsa lindur deri në 5 vjeç, me tekstet falas dhe zgjatjen e orarit mësimor, gjë që do t’ju vijë në ndihmë si grave të punësuara ashtu dhe sipërmarrëse.

Basha premtoi gjithashtu dhe fiksalizim të ekonomisë në qeveri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>