Kryetari i PD-së Lulzim Basha premtoi se qeveria e tij do të kujdeset për qytetarët, në ndryshim nga qeveria Rama që nuk kohë dhe para për ta.
Në një postim në Facebook, të mërkurën në mëngjes, Basha ka postuar një video nga takimet e tij me biznesin e vogël.
Videon ai e ka shoqëruar me postimin:
“Kanë pritur që qeveria t’i ndihmojë por Edi Rama s’ka kohë/para për ta.
Ne do ta ndryshojmë këtë gjendje. Ne do të kujdesemi për biznesin, të vetëpunësuarit, të gjithë qytetarët dhe do të japim ndihmë financiare për çdo qytetar.
Ne do të sjellim shpresë për Shqipërinë”.