Basha premton një qeveri për qytetarët

Nga Exit News
Basha premton një qeveri për qytetarët

Kryetari i PD-së Lulzim Basha premtoi se qeveria e tij do të punojë për qytetarët, në ndryshim nga qeveria Rama që “është lodhur vetëm për veten e vet, e për një grusht njerëzish”.

Qeveria i “ka dhënë ndihmat me pikatore, ndërkohë që një grusht njerëzish kanë marrë paret e taksave të shqiptarëve dhe jetojnë si sheikë”, u shpreh Basha gjatë një takime me një familje në nevojë në Lezhë, të shtunën.

Ai premtoi se asnjë fëmijë nuk do të mbetet pa shkollim për shkak të mundësive ekonomike:

“Asnjë fëmijë po të them, më shiko në sy, asnjë fëmijë i joti, që ka dëshirën për të studiuar nuk ka për të mbetur pa studiuar për shkak se ti s’ke mundësi ekonomike. Ky është zotimi dhe angazhimi i Lulzim Bashës”.

Basha premtoi se ai, qeveria e tij dhe deputetët e tij do të jënë në krah të qytetarëve:

“Nesër do më kesh në krah, do kesh qeverinë në krah, do të kesh deputetin në krah!”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>