Basha premton një qeveri që do punojë për qytetarët

Nga Exit News
Basha premton një qeveri që do punojë për qytetarët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka postuar në Twitter një video me premtime elektorale.

Ai premton një qeveri që do të ndezë shpresën dhe do të punojë për qytetarët. Basha premton se qeveria e tij do të jetë në vijë të parë në luftën ndaj Covid-19.

“Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty!

Një qeveri që nuk merret me dallavere politike, por që siguron ndihmë ekonomike për çdo familje.

Një qeverisje që nuk e shpenzon kohën në Instagram, por që është në vijën e parë të luftës me Covid-19.

Një qeveri që ndez dritën e shpresës për shqiptarët.
Qeveria që ne do të ndërtojmë!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>