Basha premton paga të larta për mjekët dhe anullim të koncesioneve në shëndetësi

Nga Exit News
Basha premton paga të larta për mjekët dhe anullim të koncesioneve në shëndetësi

Kreu i opozitës, Lulzim Basha premtoi pagë 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët në qeverisje.

Gjatë një takimi me studentët e mjekësisë, Basha u shpreh se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të ndaluar emigrimin e mjekëve.

“Kjo është gjë shumë e trishtë. Është një tragjedi për rininë në tërësi, në veçanti për studentët e shëndetësisë. Kjo do të thotë që ne po trajnojmë mjekë për Europën, ndërkohë që kemi numrin më të ulët të mjekëve për frymë në Europë dhe po arrijmë rekordet botërore.

Gjëja e parë që do të bëjmë ne është të stabilizojmë nivelin e shpërblimit për mjekët dhe për infermierët. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të arrijë nivelet e Kosovës: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.”

Basha shtoi se qeveria e tij do të anullojë të gjitha koncesionet në shëndetësi dhe financimi i sistemit shëndetësor.

Ai tha  gjithashtu se do të reformojë të gjithë sistemin shëndetësor në mënyrë që të garantojë kushte të mira për stafin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>