Kryetari i PD-së Lulzim Basha takoi një familje socialiste të zhgënjyer më Shkozet, Durrës. Ai i kërkoi atyre të votojnë për PD-në në 25 prill.
Basha u shpreh se ka për qëllim të bashkojë demokratët dhe socialistët në zgjedhjet e 25 prillit.
“Nuk tadhëtoni askënd, por i shërbeni familjes tuaj, fëmijëve tuaj, dhe Shqipërisë. Dhe në nuk kemi synim ta ndajmë Shqipërinë e ta përçajmë Shqipërinë, por t’i bashkojmë të gjithë, demokratë e socialistë sepse ndryshimi do të jetë për të gjithë” – i tha Basha, familjes Vata.
Ai premtoi se do të plotësojë çdo premtim brenda mandatit të parë. “Në qoftë se këto zotime pas katër vitesh nuk janë realitet unë nuk vij ta kërkoj prapë votën”, shtoi Basha.