Basha premton rimbursim të pagesës së fiskalizimit

Nga Exit News
Basha premton rimbursim të pagesës së fiskalizimit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka firmosur të mërkurën një marrëveshje me Shoqatën Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm. Ai i premtoi atyre “të mos ketë taksa mbi 0.5% të xhiros”, rimbursim të pagesës së kryer për fiskalizimin gjatë qeverisë Rama, moratorium 1 vjeçar për gjobat e tatimeve ndaj biznesit. Pikat kryesore të marrëveshjes me biznesin sipas Bashës janë:

Qeverisjes nëpërmjet konceptit të shtetit të vogël me prioritet të sipërmarrjes së lirë dhe ku shpenzimet qeveritare janë të ulëta dhe investimet publike janë të larta, uljen e menjëhershme të barrës fiskale si instrument

Moratorium mbi gjobat e bizneseve per 12 muaj. Të gjitha bizneset për 12 muaj do të inspektohen por nuk do të gjobiten. 

Rritja e kufirit të regjistrimit për TVSH-në në 14 milion lekë të reja, që do të jetë një kufi i vetëm, si për TVSH-në ashtu edhe për tatimin mbi të ardhurat.

Vendosja e totalit të taksave dhe tarifave vendore, një tavan prej 0.5 % të xhiros vjetore. Kufizimin me ligj pra të taksave vendore për të mundësuar këtë tavan.

Uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore në masën 18%.

Shfuqizimin me efekt të menjëhershëm të taksës Rama për karburantet për rreth 24 lekë për litër.

Për çdo zhvillim teknologjik dhe informatikë, biznesit të vogël dhe të mesëm do ti lihet një afat kohor i arsyeshëm për implementimin e tij. Qeveria do të ketë detyrimin ligjor të bëjë rimbursimin e kostove përkatëse.

Çdo pagesë e kryer për fiskalizimin deri në ardhjen e qeverisë Basha do të rimbursohet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>