Basha premton rritje të ndihmës ekonomike dhe rimbursim të ilaçeve

Nga Exit News
Basha premton rritje të ndihmës ekonomike dhe rimbursim të ilaçeve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se PD ka një plan për të ringritur ekonominë dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Gjatë një takimi me një familje në Kamëz, Basha tha se asnjë qytetar nu do të jetë pa ujë, drita e pa bukë gjatë qeverisjes së tij.

“Tani ne kemi ardhur tek ju jo thjeshtë për të kërkuar votën as për të premtuar kur vjen fjala te familjet në nevojë ekonomike. Ne çfarë kemi hartuar si plan, e para është me e përmbledhur me një fjali, asnjë familje pa bukë, pa ujë, pa drita”

Basha premtoi se do të rrisë ndihmën ekonomike për familjet në nevojë si dhe rimbursimin e ilaçeve për të moshuarit.

“I ka mundësitë shteti t’i përballojë këto kosto. Pra, nuk është çështje që nuk ka lekë, s’ka patur vullnet, s’ka pasur vëmendje, s’ka pasur dëshirë për t’ju ndihmuar”, u shpreh Basha

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>