Basha premton se do të ndihmojë financiarisht çdo familje

Nga Exit News
Basha premton se do të ndihmojë financiarisht çdo familje

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në moton “bashkë do të shërojmë Shqipërinë dhe do të sjellim shpresën të re për vendin”, publikoi një grafik për ndihmën direkte për ekonominë.

Në një postim në Twitter të dielën Basha tregoi se qeveria jep 36 milionë euro për 1 milionë banorë ndihmë ekonomike direkte, duke u renditur e fundit në rajon.

Grafikun, Basha e shoqëroi me postimin:

“Me Ramën jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për ekonominë. Por jo dhe shumë gjatë! Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë financiarisht çdo familje shqiptare dhe do të sjellim shpresë të re për vendin”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>