Basha premton se do të punojë për shqiptarët dhe investojë në shëndetësi

Nga Exit News
Basha premton se do të punojë për shqiptarët dhe investojë në shëndetësi

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se njerëzit e kanë humbur besimin tek Rama pas 7 viteve dështim në ekonomi dhe shëndetësi.

Në një postim në Twitter, Basha pohoi se qeveria e tij do të përkushtohet tek qytetarët dhe do të investojë të shëndetësia.

Postimi i plotë i tij:

“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia. Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të
mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>