Kryetari i PD-së Lulzim Basha premtoi se “me efekt prapaveprues do të marrin dëmshpërblimin banorët”, banesat e të cilëve janë prishur në shkelje të ligjit për shkak të projekteve infrastrukturore të qeverisë Rama, të shtunën, në një takim elektoral me banorët të ish-uzinës së autotraktorëve.
Ai premtoi se “në ato raste kur punët publike do të kërkojnë shpronësime, shpronësimi do të bëhet me vlerën e tregut dhe ju do të merrni paratë për të siguruar një strehë për familjen tuaj”.
Basha u shpreh i bindur për fitoren në 25 prill:
“Unë e ndjej kudo në Shqipëri është si vullkan që po zien nën tokë. Me 25 prill merrni hak me votë në kutitë e votimit. Unë do tju përgjgijem duke i mbajtur të gjitha angazhimet”.