Partia Demokratike bëri, të hënën, publike programin e saj për shëndetësinë, të cilën u zotua ta zbatojë nëse vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Në një aktivitet publik, Basha premtoi se plani i opozitës për shëndetësinë është ‘serioz, i zbatueshëm dhe ka në qendër qytetarin’.
Ai akuzoi qeverinë Rama se ka dështuar në sigurimin e një sistemi shëndetësor që i përgjigjet nevojave të qyterëve.
Disa nga zotimet kryesore të PD-së dhe Bashës për shëndetësinë janë:
– Ndërtimi i një sistemi shëndetësor ‘paraja ndjek pacientin’, ku qytetarët do të zgjedhin vetë mjekët dhe spitalin ku do të kurohen;
– Rritja e pagave për mjekët dhe infermierët – mjekët do të paguhen 1200 euro në muaj, ndërsa infermierët 700 euro në muaj.
– Hapja e një fakulteti të ri për mjekësinë;
– Ndryshimi i skemës së rimbursimit të ilaçeve – duke përfshirë në skemë më shumë ilaçe;
– Kontrolli i vazhdueshëm për të siguruar shitjen e ilaçeve me standard dhe cilësi;
– Riorganizmi i shërbimit të shëndetit publik sipas standardeve ndërkombëtare.