
Kryetari i PD-së Lulzim Basha prezantoi planin e qeverisë së tij për peshkatarët. Në një takim me peshkatarët në Vlorë, Basha u shpreh se, plani i tij përfshin:
Subvencionimin 100 përqind të rrjetave të peshkimit dhe pajisjeve të tjera të peshkatarëve shqiptarë.
Ndërtimin e një tregu peshku dhe krijimin e një rrjeti tregu nga Saranda në Vlorë, nga Durrësi në Shëngjin.
Dhënien e granteve për të përmirësuar flotën e peshkimit.
Basha u shpreh se “shpenzimet që peshkatarët bëjnë me një mijë sakrifica për shërbime që bëhen në Greqi dhe Itali të bëhen këtu në Shqipëri”.
Ai premtoi se qeveria e tij do të mbështesë peshkatarët.