Basha premton anëtarësimin e vendit në BE

Nga Exit News
Basha premton anëtarësimin e vendit në BE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se qeveria e tij do të anëtarësojë vendin në Bashkimin Europian. Gjatë një takimi me të rinjtë në Korçë, Basha u shpreh se Rama në 8 vitë nuk bëri asnjë hap drejt BE-së.

Ka vetëm një garanci për zhvillimin e vendi dhe kjo është anëtarësi në BE. Kush do ta bëj këtë të mundur? Një njeri që 8 vite me radhë nuk hodhi asnjë hap drejt Europës, që sa herë kapet në dështim ia ven fajin dikujt tjetër. Apo dikush që iu hoqi vizat për shqiptarët, jua kthyem dinjitetin shqiptarëve dhe me futjen e Shqipërisë në NATO, kush e bëri të mundur këtë? Të gjithë bashkë e bëmë”,u shpreh Basha.

Kreu i PD-së e akuzoi Ramën se e përdor Korçën “si resortin e fundjavës, por nuk është kujtuar t’i japë Universitetit të Korçës fondet e mjaftueshme.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>