Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se procesi i rindërtimi në Vorë “po bëhet duke u bazuar në interesa personale, pasi banorët e Vorës po përballen me grabitjen e pronave private nga eksponent të qeverisë”.
Në një takim qytetin e Vorës me banorë të dëmtuar nga tërmeti, Basha premtoi se “qeveria e dal pas 25 prillit, si prioritet kryesor do ketë rindërtimin”.
Basha u shpreh se qeveria e tij do të shpërndajë me shpejtësi me para në dorë familjeve që mund ta ndërtojnë, ta riparojnë, apo ta rindërtojnë nga fillimi shtëpinë në zonat rurale.
“Gjëja e parë që do kishin bërë, do kishin para për ata që t’i ndërtonin shtëpitë vetë. Nuk e bënë këtë sepse donin të bënin tendera që të vidhnin, tendera që ja kanë dhënë shokëve, miqve, vëllezërve të deputetëve”, u shpreh Basha në takimin me qytetarët.
“Ndërtimi i shtëpive apo i apartamenteve në zonat urbane do të bëhet me transparencë absolute, duke respektuar pronat e qytetarëve. Gjithçka tjetër që është bërë deri tani do të shkojë para drejtësisë”, u shpreh Basha.