Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vizituar sot, 19 nëntor, një prej fabrikave më të mëdha të prodhimit të letrës në Shqipëri.
Gjatë vizitës së tij ai bisedoi me pronarin e fabrikës Bardhyl Baltëzës, për prekjen e biznesit nga kriza e pandemisë dhe nga rritja e kostove të qeverisë.
Sipërmarrësi u shpreh se të ardhurat kanë rënë me 25%-30%. Ai shtoi se çmimi i lartë i energjisë elektrike dhe i naftës e bënë të pamundur të konkurosh në rajon.
Basha i premtoi sipërmarrësit se qeveria e ardhshme ka “prioritetin numër 1 është që çmimet tona të karburantit dhe energjisë të jenë të paktën me nivelet e rajonit”. Ai tha se me uljen e “taksave, biznesi dhe produkti shqiptar do të jenë më konkurruese në rajon”.
Kryetari i opozitës tha se në rritjen e konkurencës do të ndikojë edhe ulja e “kontributeve të sigurimeve shoqërore”.
“Një grusht njerëzish përfitojnë paratë e taksave me skemat mafioze të inceneratorëv”, përfundoi Basha.