Kryetari i PD-së, Lulzim Basha premtoi adoptimin e modelit gjerman të arsimit dual.
Gjatë një bisede me shoqatën gjermane të zejtarisë Basha tha se qeveria e tij do të ulë emigracionin duke zbatuar këtë model arsimi.
“Për këtë arsye, ne po planifikojmë një reformë të thellë në arsimin universitar me qëllim adoptimin e modelit gjerman të trajnimit dual, në bashkëpunim me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe me Universitetet e Gjermanisë, të Austrisë dhe të gjithë Europës.”, tha ai.
Ai shtoi se do të vendosë taksën e sheshtë 9 përqind tatim fitim dhe taksën e sigurimeve shoqërore në nivelin 18%.
Basha premtoi vendosjen e një stazhi 12 mujor të paguar nga shteti për 10 mijë student të diplomuar, për t’u mundësuar lidhjen me tregun e punës, si dhe do investoj në ngritjen e 4 inkubatorëve që do të jenë mbështetje për të rinjtë të cilët duan t’i futen rrugës së sipërmarrjes.