Kreu i PD-së, Lulzim Basha prezantoi të hënën programin elektoral për Doing Business dhe Anti-Korrupsionin.
Basha theksoi se në thelb të programit është transparenca dhe dixhitalizimi i sistemit fiskal, për të shmangur kontaktin me qeveritarët.
Disa nga pikat e programit janë:
- Jo më shumë se 10 përqind kontroll ndaj bizneseve të vogla
- Vendosja e një moratoriumi prej 12 muajsh, gjatë të cilit do të ndalohen gjobat nga organet lokale apo qendrore për bizneset
- Reformimi i sistemit të inspektimit.
- Ulja e numrit licensave dhe lejeve që jepen nga shteti
- Miratimi i një ligji për lejet për bizneset
- Përgjysmimi i afateve nga 60 në 30 ditë për lejet
- Publikimi i normës së taksave për 4 vite
- Miratimi i Kodit Tatimor
- Krijimi i Bordit të transparencës fiskale, i cili do të zgjidhet nga parlamenti
- Krijimi i një sistemi me një nivel taksash
- Hetim për çdo kontratë PPP të dhënë gjatë këtyre viteve
- Ngritja e Agjensisë kundër Korrupsionit
Basha tha se lufta kundër korrupsionit është në qendër të programit të tij elektoral e qeverisës.