Basha prezanton programin për Doing Business dhe Anti-Korrupsionin

Nga Exit News
Basha prezanton programin për Doing Business dhe Anti-Korrupsionin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha prezantoi të hënën programin elektoral për Doing Business dhe Anti-Korrupsionin.

Basha theksoi se në thelb të programit është transparenca dhe dixhitalizimi i sistemit fiskal, për të shmangur kontaktin me qeveritarët.

Disa nga pikat e programit janë:

  • Jo më shumë se 10 përqind kontroll ndaj bizneseve të vogla
  • Vendosja e një moratoriumi prej 12 muajsh, gjatë të cilit do të ndalohen gjobat nga organet lokale apo qendrore për bizneset
  • Reformimi i sistemit të inspektimit.
  • Ulja e numrit licensave dhe lejeve që jepen nga shteti
  • Miratimi i një  ligji për lejet për bizneset
  • Përgjysmimi i afateve nga 60 në 30 ditë për lejet
  • Publikimi i normës së taksave për 4 vite
  • Miratimi i Kodit Tatimor
  • Krijimi i Bordit të transparencës fiskale, i cili do të zgjidhet nga parlamenti
  • Krijimi i një sistemi me një nivel taksash
  • Hetim për çdo kontratë PPP të dhënë gjatë këtyre viteve
  • Ngritja e Agjensisë kundër Korrupsionit

Basha tha se lufta kundër korrupsionit është në qendër të programit të tij elektoral e qeverisës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>