Basha: Prioriteti im bujqësia, hapja e bizneseve dhe punësimi

Nga Exit News
Basha: Prioriteti im bujqësia, hapja e bizneseve dhe punësimi

Kretari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi pikat kryesore të planit ekonomik të PD-së, të cilat janë:

Garanci sovrane ndaj institucioneve të mikrokreditit për të rritur kreditë ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme;

Uli taksat për bizneset e vogla;

Mbeshtetje me subvension të fermerëve deri në 100 milionë në vit;

Krijimin e konkurencës përmes dialogut me aktorët e tregut financiar.

Këto prioritete Basha i paraqiti gjatë takimit me drejtuesit e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, Arlinda Muja dhe Brunilda Isaj, të cilat i falenderoi edhe “për zbatimin e moratoriumit e cila ndihmon kredimarrësit në këtë situatë të vështirë”.

Në takim, Basha shprehu shqetësimin e goditjes së biznesit nga pandemia dhe taksat e larta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>