Kryetari i PD-së Lulzim Basha shpalli dje sloganin e PD-së “Shqipëria në punë”. Ai deklaroi se prioriteti i qeverisë së tij do të jetë krijimi i lehtësirave dhe kushteve për të thithur sa më shumë investime të huaja, që hapin vende pune.
Në një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj, Basha pohoi se reformat që do të ndërmarrin, kur te vijnë në pushtet do të çmontojnë konkurencën e pandershme, do të eliminojnë burokracitë e tepërta dhe do të luftojnë korrupsionin.
“I sigurova përfaqësuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj se në qeverisjen e ardhshme thithja e investimeve të huaja do të jetë prioritet strategjik, krahas mbështetjes së biznesit e prodhimit vendas. Reformat që ne do të ndërmarrim do të çmontojnë konkurencën e pandershme, do të eliminojnë burokracitë e tepërta dhe do të luftojnë korrupsionin. Do t’i japim fund ndryshimit të papritur dhe të pakonsultuar të rregullave, duke kthyer sigurinë juridike”
Basha pohoi se me planin ekonomik të PD-së “do të sprapsim krizën ‘Rama’ dhe do mund të hapim vende të reja pune, të fuqizojmë ekonominë dhe të rrisim mirëqenien e shqiptarëve”.