Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë të zgjerojë paketën e ndihmës ekonomike për bizneset dhe të
Në një bisedim online me gazetarët, Basha propozoi këto masa:
– Paketa e ndihmës ekonomike për qytetarët duhet të jetë reale. Njerëzit në nevojë duhen mbështetur me para cash, të cilat më pas do të nxisin dhe konsumin.
– Paketa në ndihmë të biznesit duhet rishikuar dhe trefishuar.
– Anulimi i 120 milionë euro kontrata koncensionare dhe rialokimin e këtyre fondeve për biznesin dhe qytetetarët në vështirësi nga pandemia e koronavirusit.
– Rialokimi i 40 milionë eurove të tjera nga shpenzime operative, shpenzime luksi dhe shpenzime të tjera të cilat nuk janë domosdoshmëri në kushtet e krizës.
– Të mbështetet media duke anuluar shlyerje e detyrimeve për pagesat që mediat iu detyrohen tatim taksave ose shtetit.
– Të mbështeten stafet mjekësore duke blerë pajisjet e nevojshme mbrojtëse dhe duke rritur numrin e testimeve mes tyre.
– Të mbështeten familjet në nevojë të cilat janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike, vitet e fundit.
Kreu i PD-së tha se me paketën e propozuar deri tani nga qeveria Rama, ka nisur kalbëzimi i strukturës ekonomike dhe do të ketë pasoja të parikuperueshme në ekonomi.
Basha theksoi se paketa e propozuar nga PD ka një faturë prej 90 milionë euro në muaj dhe i shtrin efektet e saj për tre muaj dhe kjo shumë është lehtësisht e disponueshme, në qoftë se hidhen këto tre hapa:
– pezullimin dhe anulimin e koncensioneve,
– rialokimin e të paktën 40 milionë eurove të shpenzimeve operative të qeverisë,
– rialokimin e të paktën 100 milionë eurove nga investimet publike të cilat, gjithsesi nuk janë më prioritare dhe nuk janë nje pjesë prej tyre nuk janë më të mundshme në kushtet ku është futur ekonomia dhe i gjithë regjimi shoqëror për shkak të pandemisë.
Në fund, Zoti Basha përshëndeti dhe 30 mjekët e infermierët që shkuan në Itali dhe i kërkoi qeverisë t’i mbështesë ata.