Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi të martën në emision Përballë në RTSH se qëllimi final i PD është “rritja ekonomike, e të ardhurave dhe mirëqenies së qytetarëve”.
Ai tha se Partia Demokratike vjen me një program propozimesh e planesh të përllogaritura për të realizuar këtë qëllim.
“Më 25 prill, qytetarët shqiptarë do të vendosin ndërmjet sjelljes së Bangladeshit në Shqipëri dhe futjes së Shqipërisë në Europë”, tha ai.
Kryedemokrati deklaroi se me ardhjen e opozitës në pushtet, edhe televizioni publik do të rikthehet në vendin që i takon.