Kreu i PD-së, Luzim Basha deklaroi se qeveria nuk ka asnjë plan për shëndetësisë dhe qytetarët në përballimin e pandemisë së koronavirusit.
Në një status në Facebook, Basha shkruan se Rama ka dhënë ndërkohë miliona për oligarkët.
“Për shëndetësinë, qeveria e tij s’ka para. Për shqiptarët, ajo s’ka asnjë ndihmë, asnjë mbështetje. Për oligarkët dhe mafian e plehrave, paratë e buxhetit nuk mbarojnë.
800 milionë lekë i dha vetëm këtë javë nga buxheti inceneratorit të Elbasanit. 120 milionë euro ka ndarë Edi Rama për PPP-të në buxhetin e vitit tjetër. Asnjë lek për pandeminë.”
Basha reagoi pas takimit me qytetarë të cilët e kanë kaluar Covid-19, ku akuzoi qeverinë Rama se ka dështuar të menaxhojë pandeminë dhe t’i ofrojë shërbimin e nevojshëm qytetarëve të infektuar.