Lulzim Basha u zotua se qeveria e tij do të krijojë shtresën e mesme.
“Synimi ynë është që ne t’i pasurojmë shqiptarët, të krijomë shtresë të mesme do të thotë nqs se sot janë 20 mijë, të bëhen 50 mijë, të bëhen 100 mijë, të bëhen 200 mijë, të bëhen 600 mijë shqiptarë”, tha Basha, në emisionin Opinon, të enjten në darkë.
Ai tha se me politikat e tij, për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia, në 4 vitet e ardhshme shqiptarët do të jenë më të pasur.