Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se qeveria i ka braktisur mësuesit.
Në një postim në Facebook, pas takimit më mësues, Basha pohoi se shumë prej tyre janë infektuar dhe disa kanë humbur jetën nga koronavirusi. Por pavarësisht kësaj, qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të lehtësuar zhvillimin e mësimit në shkolla.
“Qindra janë infektuar dhe karantinuar dhe për fat të keq disa prej tyre e kanë humbur betejën me virusin. Ndërkohë vala e dytë e pandemisë i gjeti sërish shkollat fillore dhe ato të ciklit të mesëm të papërgatitura dhe mësuesit pa asnjë mbështetje.
Është e papranueshme se si Rama dhe qeveria i braktisën mësuesit! Ata kanë nevojë për ndihmë dhe jo për retorikë boshe nga FB dhe Instagrami.”
Basha pohoi se do të rrëzojë Ramën dhe do të shërojë Shqipërinë.