Kryetari i PD-së Lulzim Basha vizitoi të shtunën fermerët e Divjakës dhe Karbunarës për të folur mbi problemet e shkaktuara nga pandemia e Covid-19.
Mungesa e një pakete me ndihma nga qeveria për sektorin e bujqësisë ishte shqetësimi kryesor i fermërëve.
“Asnjë ndihmë konkrete nuk është dhënë deri më sot për këtë sektor që si e gjithë ekonomia po vuan pasojat e pandemisë ekonomike të qeverisë Rama,” shkroi Zoti Basha në një postim në Facebook, pas takimit.
Fermerët, po ashtu, janë të shqetësuar për koston e shtuar të prodhimit dhe konkurencën e pandershme nga produktet e importit të cilat vijnë të subvencionuara nga vendet e origjinës, ndërsa qeveria nuk subvenconon produktet vendase.
Basha theksoi se bujqësia shqiptare dhe fermerët po përballen me falimentim ekonomik, sepse edhe para pandemisë nuk kishin asnjë mbështetje, ndërsa gjatë pandemisë u harruan plotësisht nga qeveria.