Basha: Qeverisja e Ramës po largon të rinjtë nga vendi

Nga Exit News
Basha: Qeverisja e Ramës po largon të rinjtë nga vendi

Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se e ka kthyer vendin në një vend të padëshiruar për të rinjtë, të cilët po largohen çdo ditë e më tepër.

një postim në Facebook, Basha citoi një raportit të Gallupit, sipas së cilët, Një në çdo 3 persona që ikën nga vendi ynë është në moshë të re dhe se Shqipëria është ndër vendet me largimin më të madh të trurit në rajon.

Sipas Bashës, shqiptarët largohen sepse kanë më pak mundësi për arsimim, dhe ata që arsimohen më pak mundësi për punësim:

“Me Edi Ramën janë promovuar ata që kanë rekorde kriminale dhe jo të rinjtë e mirëshkolluar.

Taksat e larta të qeverisë Rama këto 7 vjet kanë marrë më shumë para nga xhepat e të rinjve se çdo qeveri tjetër, teksa korrupsioni nuk lë të ecin përpara ata që janë profesionistë të ndershëm.”

Kreu i PD-së premtoi se qeveria e tij do të mbështesë të rinjtë dhe do të bëjë çmos për t’i mbajtur ata në vend:

“Plani ynë do të mbështesë iniciativat e të rinjve, kushtet e duhura për punësimin dhe sipërmarrjet e tyre.

Ne do të çlirojmë tregun nga monopolet që ekonomia jonë të marrë frymë lirisht: me taksa te ulëta, investime në teknologji, dhe një politikë fiskale që mbështet punën.”

Duke e quajtur largimin e të rinjve, një nga plagët me të mëdha të Shqipërisë, Basha tha se shqiptarët meritojnë një qeveri që ofron mundësi dhe punë për të rinjtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>