Kryetari i PD-së Lulzim Basha fajësoi kryeministrin Edi Rama për rritjen e numrit të vdekjeve nga Covid-19, për shkak të papërgjegjëshmërisë së tij.
“Edhe sa prej nesh duhet ta paguajmë me jetë papërgjegjshmërinë e këtij kryeministri”, tha Basha në një takim me pensionistët në Tiranë, sot (6 nentor).
Ai i bëri thirrje Ramës të lërë talljet dhe Facebookun dhe të merret me njerëzit:
“Kam një kërkese urgjentish dhe pa vonesë t’i japë lekë shqiptarëve duke filluar me ato propozimet që i kemi bërë. Të rimbursojë paktën e ilaçeve, ndihmë prej 2 mijë lek shtesë për pensionistësh dhe të rritet numri i testimeve.
Pensionistët i thanë Bashës se nuk e përballojnë dot koston e recetës Covid-19 me pensionin e tyre. Ato thanë se “të sëmurët i kemi trajtuar në shtëpi, ilaçet dhe analizat i kemi blerë me shumë vështirësi”.