Basha: Rama harron të ndihmojë biznesin e vogël, financon projektet korruptive

Nga Exit News
Basha: Rama harron të ndihmojë biznesin e vogël, financon projektet korruptive

Kreu i PD-së Lulzim Basha takoi të premten sipërmarrësit në njësinë 8 në Tiranë, për të folur për shqetësimet e tyre, veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-19.

Shumë prej bizneseve, drejt falimentimit për shkak të mbylljes për dy muaj dhe tani uljes drastike të xhiros, thanë se nuk kanë marrë mbështetje financiare nga qeveria.

Basha akuzoi Ramën se jo vetëm që nuk i ka ndihmuar sipërmarrësit gjatë pandemisë, por edhe tani nuk ka asnjë plan konkret ‘për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël.’

Ai akuzoi Ramën se teksa nuk ka ndihmuar tregtarët, vazhdon të paguajë për projektet korruptive dhënë miqve të tij.

“Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet.

Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, Ramavirusi i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës.

Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>