![Lulzim Basha Basha: Rama infektoi 2 bashki sepse nuk paguan punonjësit e fasonerisë](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/03/Lulzim-Basha-deklarate.jpg)
Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se me vendimit për të mos mbyllur fasoneritë ka infektuar 2 bashki.
“Asnjë KM në botë nuk ka infektuar 2 bashki sepse refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive”, shkruan Zoti Basha në një postim në Twitter.
Ai shkruan se kryeministri Rama me mashtrimet dhe me sajesat e tij “po rrënon ekonominë dhe po varfëron e shpunëson përditë shqiptarët”.