Kreu i PD, Lulzim Basha, në një takim elektoral në Paskuqan, u shpreh se kryeministri Rama ka frikë të përballet me kundërshtarin në debat, pasi nuk ka mbajtur premtimet.
“Sepse sado që trash zërin para kamerave, ai është një burracak që nuk e ka mbajtur premtimin e tij dhe ka frikë të përballet me qytetarët,” tha Basha.
Ai pyeti më herët se ku janë 300 mijë vendet e punës, shëndetësia falas apo legalizimet falas që Rama premtoi.
Basha theksoi se ka takuar mijra socialist të zhgënjyer së fundmi dhe se, si socialist, si demokrat kanë vuajtur njësoj.
“Një popull i bashkuar nga vuajtja e dhimbja e 8 viteve dhe tani një popull i bashkuar nga nevoja për ndryshim,” përfundoi ai.
Ai u bëri thirrje të gjithëve të votojnë për ndryshimin.