Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në Syri.Tv se “ka humbur kontrollin”.
Ai e ka cilësuar skandal audiopërgjimin e kreut të Kadastrës Artan Lame.
“Në fakt janë tre ngjarje, se duhet t’i shtosh këtë tjetrën që në anglisht do të quhej “data league”, që është një skandal i paprecedent, që është vjedhja dhe përdorimi i të dhënave personale, të shtetasve shqiptarë nga qeveria”, tha Basha.
Kreu i PD tha se “Edi Ramën më 25 prill e pret një disfatë e thellë, e pret ndëshkimi me votë për tetë vite dështime”.
Ai u shpreh këto tre skandale të lidhura me njëra-tjetrën që është skandali i vjedhjes të dhënave personale, “në Britaninë e Madhe apo në vendin me standardet më minimale demokratike do të kishte rënë qeveria dhe kryeministri duhet të ishte marrë i pandehur nga prokuroria”.