Lulzim Basha, në një intervistë për Arian Canin në ‘Zonë e Lirë’ komentoi daljen e Ramës, në debatin e së enjtes tek Opinion.
“Unë mendoj se e keni gabim dhe se sikleti i djeshëm nuk vinte për shkak të mundësisë për të, po t’u impostuar si Zgarbi apo për të, për të mbivendosur shfaqjen mbi substancën. Sigurisht që ai u përpoq ta bënte këtë, pra të hiqte thelbin. Njerëzit të mos merreshin me thelbin, njerëzit të mos merreshin me thelbin, me atë që ka ngjarë”., u shpreh Basha.
Ai tha se shqetësimi kryesor i Ramës ihste të fshihte 75 milionë euro të inceneratorëve:
“Shqetësimi kryesor që kishte, ishte që ai nuk arrinte të jepte përgjigje pyetjes së përsëritur, cfarë ke bërë me 75 milion Euro”.
Gjithashtu, Basha shtoi se Rama ia arriti qëllimit të largonte vemendjen nga inceneratort:
“Për sa kohë që këto pyetje që u bënë nuk morën përgjigje apo nuk patën mundësinë, grupi i gazetarëve t’i bënte këto pyetje mund të themi që e arriti pjesërisht qëllimin, por mendoj se shqiptarët shohin, dëgjojnë, kuptojnë dhe kuptuan një njeri në siklet”.