Kryetari i PD-së Lulzim Basha akzuoi qeverinë se e ka përdorur procesin e legalizimit për “të pasuruar dhe mbushë xhepat e administratës së korruptuar se kanë vajtur njerëz të korruptuar kudo”.
Në një takim me një familje në Kamëz, e cila u ankoa se qeveria ende nuk e ka legalizuar pavarësisht dokumentave dhe aplikimin, Basha u shpreh se:
“Rama i mashtroj shqiptarët, siç mashtroj me 300 mijë vendet e punës ashtu mashtroj edhe me legalizimet falas edhe me shëndetësinë falas”.
Ai bëri thirrje qytetarëve të votojnë më 25 prill, që të “fitojmë edhe legalizimet, edhe ekonominë”:
“Më 25 prill bëhemi të gjithë bashkë për ndryshim edhe fitojmë edhe legalizimet, edhe ekonominë, edhe me shpresën e Zotit jo vetëm mos të largohen më fëmijët e shqiptarëve por të kenë mundësi edhe ata fëmijë që janë larguar, fëmijët tuaj që janë larguar t’ju krijojmë kushte të kthehen këtu me paga dinjitoze”.