
Kryetari i PD-së Lulzim Basha reagoi për qeverinë e re ‘Rama 3’, duke i quajtur ministrat shërbëtorë të rinj që do vazhdojnë korrupsionin.
“Drejtësia nuk mund të qëndrojë duarkryq teksa ata që e çuan korrupsionin në nivelin e kapjes së shtetit, vijojnë lojën e vjetër me bedelë të rinj, në dëm të çdo familjeje shqiptare”, u shpreh Basha në një reagim për median, pas prezantimit të qeverisë së re nga kryeministri Rama në Asamblenë e PS-së.
Basha i bëri thirrje SPAK të nisë hetimet për paditë e kryera nga PD për tjetërsimin e zgjedhjeve dhe korrupsionin e qeverisë.