“Shqipëria ka vetëm një alternativë, rruga europiane dhe anëtarësimi në BE”, tha Kryetari i PD-së Basha sot gjatë takimit me profesorin amerikan Daniel Serwer.
Basha shtoi se “Shqipërinë e pret një e nesërme plot shpresë dhe mundësi për zhvillim dhe mirëqenie reale dhe të prekshme nga të gjithë shqiptarët”.
Daniel Sewer është ish këshilltari i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Ai ka kritikuar vazhdimihst marrëveshjen Kosovë-Serbi, duke e quajtur hap pas për Kosovën.