Lulzim Basha, kryetari i PD-së u shpreh se vendimi i Bashkisë Tiranë për lirimin e zyrave nga partai ‘Fryma e Re Demokratike’, tregon se kryeministri Rama “ka humbur mendjen dhe ka dalë nga fiqir nga frika e humbjes”.
Në një deklaratë për median, para zyrave të FRD-së Basha u shpreh se:
“Duket qartë se fitorja po vjen humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit. Është ajo që populli shqiptar e njeh dhe thotë ruaju bishës së plagosur. Nuk ke shans ta trembësh apo ta frikësosh opozitën që ka marrë përsipër ndryshimin”.
Ai e quajti letrë njoftimin e Bashkisë Tiranë një “letër bakalli me atë të cilës mendojnë se mund të ushtrojnë presion”.
Kryetari i PD-së në shenjë demokstraive e grisi letrën e Bashkisë.
“E kanë vuajtur dhunën e shtetit mijëra qytetarë nga banditët e qeverisë. Dhunë e kanë ndjerë mijëra familje”, shtoi Basha.
FRD është një ndër 13 partitë e koalicionit opozitar, të drejtuar nga PD, “Aleanca për Ndryshim”.