Basha: Shqipëria e fundit në çdo fushë se qeveria nuk ka zbatuar planin e PD

Nga Exit News
Basha: Shqipëria e fundit në çdo fushë se qeveria nuk ka zbatuar planin e PD

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se Shqipëria është e fundit në çdo fushë pasi qeveria nuk ka zbatuar planin e propozuar nga PD.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se vendi ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme dhe që punon për qytetarët.

“Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike për është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë.

Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>