Basha: Shqipëria e fundit në rajon për pagat, shkak taksa progresive e qeverisë Rama

Nga Exit News
Basha: Shqipëria e fundit në rajon për pagat, shkak taksa progresive e qeverisë Rama

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se Shqipëria renditet e fundit në rajon, për pagat në sektorin publik dhe privat.

Në një postim në Facebook, Basha akuzoi qeverinë si përgjegjëse për këtë fakt, për shkak të taksës progresive që ajo ka vendosur.

“Sipas studimit më të fundit, me qeverinë e Ramës shqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon edhe për pagat në sektorin publik dhe privat. Këto janë pasojat katastrofike të taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie që punon vetëm për një grusht oligarkësh.”

Basha pohoi se “taksa 9 përqind do të jetë më e ulëta në rajon prej të cilës do përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe vetëpunësuarit në vendin tonë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>