Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv.
Përmes një postimi në Tëitter, Basha shkruan se Rama ka shkatërruar ekonominë dhe ka larguar të rinjtë.
“Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon.”
Basha shtoi se është koha për të sjellë ndryshim dhe për të larguar Ramën.