Lulzim Basha, kryetari i PD-së tha se këtë vit shqiptarët janë më të varfrit në 30 vite, por për “qytetarët e veçanërisht të rinjtë qeveria e Shqipërisë ofron vetëm video 3D dhe propagandë”. Basha fajësoi qeverinë që nuk dëgjoi këshillat e PD-së për luftën kundër koronavirusit dhe i çoi shqiptarët në këtë gjendje.
“Qeveria Rama refuzoi t’i marrë në konsideratë propozimet tona duke i lënë shqiptarët dhe ekonominë e tyre në mëshirën e fatit”, tha si në një postim në Facebook, të enjten.
Basha gjithashtu akuzoi qeverinë se deri më tani ka lëvruar vetëm 32% të fondit total të dy paketave të premtuara nga qeveria:
“Rama nuk arriti as në 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto duke u renditur e fundit në rajon. Faktet sot tregojnë se është lëvruar vetëm 32% e fondit total të dy paketave të premtuara nga qeveria”.
Basha, gjithashtu tha se kur të vijë ai në pushtet do të rrisë punësimin, do të ulë taksat dhe do të krijojë kushte ekonomike për thithjen e investimve të huaja. Mbi të gjitha, Basha theksoi se do çlirojë ekonominë nga oligarkia.