Basha: Sipërmarrësit që bëhen palë në korrupsionin e qeverisë, do mbajnë përgjegjësi

Nga Exit News
Basha: Sipërmarrësit që bëhen palë në korrupsionin e qeverisë, do mbajnë përgjegjësi

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar sipërmarrësit që bashkëpunojnë me qeverinë Rama në kurriz të taskapaguesve shqiptarë, se do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Duke folur gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, të martën, Basha u shpreh se megjithë problemet e shumta të ekonomisë, qeveria vazhdon të shpërndajë para tek një grup klientësh të saj:

“Ekonomia është në pikiatë, varfëria po shtohet ndërsa përgjigjia e qeverisë është të ndajë më shumë lekë të taksapaguesve shqiptarë për një grusht klientësh të saj. Kjo duhet të marrë fund menjëherë, këto 6 muaj që u kanë mbetur.

Ndërsa sipërmarrësve të cilët joshen apo detyrohen në forma të ndryshme të bëhen pjesë e konkurimeve fallco dhe kontratave korruptive dua t’u drejtoj edhe një herë një paralajmërim të qartë: edhe ju do të mbani përgjegjësi.”

Basha theksoi se sipërmarrësit janë po aq përgjegjës sa qeveria nëse bëhen pjesë e një skeme ku lekët që duhet të shkojnë për shëndetësinë, arsimin e familjet në nevojë, përfundojnë përmes dorës së tyre, në xhepat e qeveritarëve të korruptuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>